LajmeSport

Dalic shpërthen ndaj FIFA-s: Nuk e duan Kroacinë, na penalizuan kundër Portugalisë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj FIFA-s pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa e Botës 2026, duke pretenduar se kroatët nuk trajtohen njësoj si ekipet e mëdha të futbollit botëror.

Në një intervistë për HRT, Dalic u ndal te ndeshja ndaj Portugalisë, duke kritikuar vendimet e arbitrave dhe përdorimin e VAR-it.

Sipas tij, disa ndërhyrje ndaj Ante Budimirit u injoruan, ndërsa penalltia e akorduar për Portugalinë nuk do të ishte shqyrtuar nëse situata do të kishte qenë në anën e kundërt.

Trajneri kroat tha se prej vitesh ka ngritur shqetësimin për mënyrën si FIFA e trajton Kroacinë dhe se ngjarjet e fundit vetëm sa i kanë forcuar bindjen.

Ai kujtoi edhe faktin se për disa vite refuzoi të votonte në zgjedhjet e FIFA-s, si shenjë proteste.

Dalic shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Kroacia “ua ka prishur planet” fuqive të futbollit me sukseset e saj në dy Botërorët e fundit dhe se kjo është arsyeja pse nuk është e mirëpritur në turne.

Kroacia u eliminua në fazën e 1/8-ave pas humbjes dramatike ndaj Portugalisë.

Në minutën e 13-të të kohës shtesë, kroatët realizuan golin e barazimit 2-2, por ai u anulua pasi sensori në top zbuloi se Igor Matanovic e kishte prekur topin me flokë përpara se ai të shkonte te Mario Pasalic, i cili ndodhej në pozicion jashtë loje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close