LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Diasporës t’i mundësohet votimi elektronik edhe në zgjedhjet lokale

Diasporës t’i mundësohet të votojë në mënyrë elektronike edhe për zgjedhje presidenciale, edhe për zgjedhje parlamentare, edhe për zgjedhje lokale, tha kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Sela tha se VMRO-DPMNE-ja dëshiron që të përjashtojë diasporën nga votimi me postë ose në mënyrë elektronike në zgjedhje lokale, pasi dëshiron të rifitojë komunat si Kërçova, Buteli, Bërvenica e disa komuna të tjera.

“Ju bëj thirrje nëpërmjet kësaj pres konference, që të gjithë aktorë politik shqiptarë, të bashkohet te ideja e LSH për votimin e diasporës, pa e hequr nga zgjedhjet lokale”, tha Sela, duke shtuar se LSH-ja është për ndryshime në Kodin Zgjedhor që përfshijnë lista të hapura dhe tetë njësi zgjedhore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close