LajmeSport

Quaresma kritikon Portugalinë: Kjo nuk ishte skuadra më e mirë në histori, çfarë fitoi?

Ricardo Quaresma ka shpërthyer me kritika ndaj Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës, duke vënë në pikëpyetje pretendimet se kjo ishte skuadra më e mirë që ka pasur ndonjëherë.

Ish-reprezentuesi portugez u shpreh se nuk e kupton pse kjo gjeneratë konsiderohej si më e mira, kur nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe madhor, shkruan Indeksonline

“Po thuhej se kjo ishte skuadra më e mirë në historinë e Portugalisë, por në çfarë kuptimi? Çfarë kanë fituar? Po kthehemi në shtëpi me kokën ulur”, deklaroi Quaresma.

Ai kritikoi veçanërisht mesfushën, duke thënë se, pavarësisht cilësisë dhe talentit të madh, lojtarët në këtë repart ishin “shumë, shumë të dobët” gjatë Kupës së Botës.

Sipas tij, edhe sulmi nuk solli ndryshim, ndërsa mbrojtja ishte e çorientuar. Megjithatë, Quaresma theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi trajnerin Roberto Martínez.

“Nuk mund ta fajësoj vetëm Martinezin. Edhe futbollistët nuk dhanë gjithçka në fushë”, u shpreh ai.

Në fund, Quaresma la të kuptohej se kishte edhe më shumë për të thënë, por zgjodhi të ndalej.

“Më mirë të ndalem këtu, përndryshe do të them gjëra për të cilat mund të pendohem më vonë”, përfundoi ish-ylli portugez.

Related Articles

Back to top button
Close
Close