LajmeMaqedoniTopLajm

MPB: Nxënësit që aplikojnë për pranimin në shkollën e mesme policore, nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat e tyre

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me procesin e regjistrimit të 200 nxënësve në Shkollën e Mesme Policore “7 Maji”, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se nxënësit që kanë kryer vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, nuk kanë nevojë të çregjistrohen nga shkolla ku kanë ndjekur mësimin, respektivisht se çregjistrimi do të bëhet automatikisht pasi nxënësit të pranohen në Shkollën e Mesme Policore.

“Nxënësit që aplikojnë për pranimin në Shkollën e Mesme Policore nuk duhet të çregjistrohen paraprakisht nga shkollat e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë nxënësit që dëshirojnë të aplikojnë në thirrjen publike për pranim në Shkollën e Mesme Policore se dokumentet e nevojshme duhet t’i dorëzojnë në origjinal ose si kopje të noterizuar. Aplikantët që kanë ndjekur vitin e parë dhe të dytë në shkollat e mesme në mbarë vendin nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ku aktualisht vijojnë mësimin gjatë procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes. Me kandidatët e pranuar (prindin, kujdestarin ose përfaqësuesin ligjor), Ministria e Punëve të Brendshme do të lidhë kontratë për shkollim, me të cilën më pas do të rregullohen procedurat dhe detyrimet ndaj shkollave ku ata kanë ndjekur vitin e parë dhe të dytë”, thonë nga MPB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close