LajmeMaqedoni

Reagim i shpejtë pas motit të keq në Shkup, pjesa më e madhe e dëmeve u raportuan online

Pas motit të rëndë që më 1 korrik e përfshiu Shkupin dhe shkaktoi dëme materiale në shtëpi, objekte afariste dhe automjete, raportimi online i dëmeve në https://crosig.mk/prijavi-steta nga Kroacia Sigurim – shoqëri për sigurim jo‑jetë, u mundësoi të siguruarve që dëmet t’i paraqesin shpejt, thjeshtë dhe në mënyrë të sigurt, pikërisht në momentet kur mbështetja dhe reagimi i menjëhershëm u nevojiteshin më së shumti.

Mbi 70% e dëmeve të raportuara u dorëzuan online, gjë që konfirmon besimin në shërbimet digjitale dhe efikasitetin e raportimit elektronik të dëmeve.

Ekipet tona reaguan menjëherë pas pranimit të raportimeve. Madje 99% e lëndëve u morën në përpunim të njëjtën ditë, ndërsa kontakti me të siguruarit dhe inspektimet u realizuan në kohën më të shkurtër të mundshme. Një pjesë e dëmeve u paguan brenda një dite, ndërsa të tjerat po përpunohen sipas dokumentacionit të nevojshëm dhe natyrës së dëmtimit.

Kur është më e nevojshme, shërbimet digjitale bëjnë ndryshimin e vërtetë – mundësojnë përpunim më të shpejtë, vlerësim më të shpejtë dhe pagesë më të shpejtë të dëmeve.
Çfarëdo që të ndodhë, një gjë është e sigurt – Kroacia Sigurim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close