
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua me kryeministrin e Bullgarisë, Rumen Radev në margjinat e Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, të organizuar nga Turqia në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Takimi, i cili u mbajt me dyer të mbyllura, shënoi fillimin e angazhimeve bilaterale të Erdogan-it gjatë samitit.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu, zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), zëdhënësi i partisë Omer Çelik si dhe drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran.


