
Ka përfunduar protesta e fermerëve kosovarë të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë.
Kërkesat e fermerëve ishin të qarta, të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit, të bëhet publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore, dhe të kthehen çmimet e mëparshme të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, fermerët kanë kërkuar takim urgjent me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujën lidhur me këtë çështje.
Nëse takimi dhe kërkesat e tyre nuk realizohen, fermerët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë.



