LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi mbështet votimin elektronik, nëse mundësohet identifikimi i votuesve dhe fshehtësia e votimit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, e mbështet idenë e votimit elektronik, nëse mundësohet identifikimi i votuesve dhe fshehtësia e votimit. Ai u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve parlamentare që të përpiqen të tejkalojnë qëndrimet e ndryshme dhe të arrijnë një kompromis për Kodin Zgjedhor.

Në brifing me gazetarët, kryetari i Kuvendit Gashi tha sot se votimi elektronik ka qenë edhe në programin e partisë së tij politike, Alternativa.

Ai informoi se më 13 korrik është caktuar seanca për rikonstruimin e Qeverisë, e cila pritet të zgjasë dy ditë, ndërsa anëtarët e rinj të Qeverisë do të votohen individualisht.

Më 15 korrik është planifikuar një seancë e re, në të cilën do të trajtohen edhe pyetjet e opozitës.

Debati i përgjithshëm për ribalancin e Buxhetit do të zgjasë deri më 8 korrik, kur fillon shqyrtimi i amendamenteve. Janë dorëzuar 224 amendamente, ndërsa ai pritet të vihet në rend dite në seancë më 23 korrik.

Më 30 korrik është planifikuar seanca për pyetje të deputetëve, e cila është e fundit para pushimit veror të deputetëve.

Në Ilinden, Gashi këtë vit do të mbajë fjalim në Krushevë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close