Aleanca për Shqiptarët sonte ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë nga ku konstatuan se riorganizimi politik i këtij subjekti është afër fundit në prag të kongresit të radhës ndërsa së shpejti pritet të riorganizimi idy degëve asaj të Butelit dhe Çuçer-Sandecës, shkruan Top24
“Aleanca për Shqiptarët pritet të ristrukturojë degët e fundit, atë të Butelit dhe Çuçer-Sandevës
Aleanca për Shqiptarët po i afrohet përfundimit të procesit të formimit të degëve. Sipas njoftimit nga mbledhja e Kryesisë, dy degët e mbetura, ajo e Butelit dhe e Çuçer-Sandevës, pritet të formohen së shpejti.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe situata aktuale politike. Aleanca bëri thirrje për mobilizim të anëtarësisë dhe angazhim në terren për të ndihmuar kandidatin e AKI-së në Bërvenicë për të vulosur fitoren.
Në pikën e fundit të rendit të ditës, të ndryshme, u diskutua edhe për kongresin e partisë, i cili pritet të mbahet nga fundi i vitit. Përgatitjet për organizimin e tij janë në vazhdim.” thuhet në njoftimin e ASH-së.


