LajmeSport

Heqja e kartonit të kuq të Balogun, Klopp “shpërthen” ndaj Trump dhe Infantinos: Këta dy njerezë nuk duhet të kenë të bëjnë fare me futbollin

Jürgen Klopp ka kritikuar ashpër Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas polemikave që kanë shoqëruar vendimin për të hequr pezullimin e sulmuesit amerikan Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës.

“Nëse Trump dhe Infantino kanë folur vërtet për këtë çështje, atëherë jemi të çmendur. Kjo është loja jonë, jo e tyre. Këta dy njerëz nuk dinë asgjë për futbollin dhe nuk duhet të kenë të bëjnë fare me të”, deklaroi ish-trajneri i Liverpoolit.

Sipas një raportimi të The New York Times, FIFA vendosi të pezullonte dënimin pas një bisede telefonike mes Trump dhe Infantinos, një pretendim që ka nxitur reagime të shumta në botën e futbollit.

Klopp theksoi se, edhe kur vendimet e arbitrave mund të jenë të diskutueshme, ato duhet të respektohen.

“Të gjithë bëjmë gabime, por duhet të jetojmë me to. Në të kaluarën ka pasur shumë kartonë të kuq që ishin qartësisht të gabuar, por ato mbetën në fuqi sepse vendimi ishte marrë. Sipas rregullave, kartoni i kuq i Balogun ishte i drejtë”, u shpreh ai.

Vendimi për rikthimin e Balogun ka shkaktuar polemika të forta, veçanërisht në Belgjikë, ndërsa deklaratat e Klopp pritet të shtojnë edhe më tej debatin mbi pavarësinë e FIFA-s dhe ndikimin e politikës në futbollin ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close