Armando Broja ishte titullar në ndeshjen e tij me Burnley gjatë fundjavës, por sfida e tij zgjati vetëm 13 minuta me sulmuesin e kombëtares shqiptare që pësoi dëmtimin e radhës duke u zëvendësuar në fushën e lojës.
Ai që ngriti shqetësimin në lidhje me gjendjen e Brojës, karriera e të cilit është kushtëzuar jo pak nga problemet fizike, ishte vetë Nicky Hayen, që tashmë është shkarkuar nga posti i tij si trajner i Burnley
‘Ai ndjeu kërcitje në zonën e ijëve, kështu që është një tjetër dëmtim. A është serioz? Mendoj kështu, por duhet të presim. Por ai e ndjeu shumë keq-tha Nicky Hayen.
Ky pohim përbën një lajm të keq për vetë futbollistin që po përballet me një kalvar të gjatë dëmtimesh, por mban në ankth edhe kombëtaren shqiptare, ndërkohë që po afrojnë dy ndeshjet e fundit dhe ato vendimtaret të vlefshme për Nations League që do të luhen në muajin nëntor.


