
Brazili merr lajme të mira përpara ndeshjes me Norvegjinë e programuar për t’u zhvilluar të dielën. Raphinha u kthye në stërvitje me skuadrën pikërisht dy ditë përpara kësaj sfide me vikingët.
Raphinha u prit krahëhapur nga pjesa tjetër e skuadrës në stërvitje me lojtarët që i rezervuan edhe tunelin tradicional. Gjatë këtyre dy javëve Raphinha ka kryer ushtrime individuale dhe fizioterapi duke kryer dyfishin dhe trefishin e turneve për të shkurtuar kohën e rikuperimit. Konfederata Braziliane e Futbollit dhe stafi teknik mbetën të habitur për të gjithë punën dhe dedikimin e sulmuesit.
Gjithsesi, edhe pse u kthye në stërvitje, nuk pritet që Raphinha të luajë ndaj Norvegjisë, përveçse nëse Brazili do të jetë në vështirësi dhe do të ketë shumë nevojë për shërbimin e tij. Ideja në fakt është ta ruajnë dhe ta mbrojnë. Plani i veprimit është që të fitojë minutat e para në një çerekfinale të munshme, nëse Brazili do të kualifikohet.



