Studim i ri: Kafeja nuk dëmton zemrën, përkundrazi mund të sjellë përfitime kardiovaskulare

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i rregullt i kafesë nuk shkakton rrahje të tepërta apo të çrregullta të zemrës, duke sfiduar disa pretendime të mëhershme se kafeina mund të ndikojë negativisht në ritmet kardiake.
Studimi është realizuar nga hulumtues në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko dhe konsiderohet një nga kërkimet më të mëdha mbi lidhjen mes konsumit të kafeinës dhe shëndetit të zemrës.
Udhëheqësi i studimit, Dr. Gregory Marcus, deklaroi se bindjet e mëparshme duhet të rishikohen, pasi rezultatet tregojnë se kafeja, çaji dhe madje edhe çokollata mund të kenë përfitime për sistemin kardiovaskular.
Në studim janë përfshirë rreth 1.300 persona me moshë mesatare 72 vjeç, ku rreth 60% e tyre raportuan konsum të përditshëm të produkteve me kafeinë.
Rezultatet treguan se konsumimi i rregullt i kafesë mund të lidhet me përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe uljen e rrezikut nga sëmundje si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe depresioni, të cilat ndikojnë në sistemin kardiovaskular.



