LajmeMaqedoni

KAM dhe Stokomak do të paguajnë K-15 rekord prej 52.000 denarësh për secilin të punësuar

Dy zinxhirët e marketeve, KAM dhe Stokomak, kanë njoftuar se edhe këtë vit do t’u paguajnë punonjësve regres vjetor (K-15) në vlerë rekord prej 52.000 denarësh për secilin të punësuar.

Nga KAM bëjnë të ditur se vendimi është pjesë e praktikës së vazhdueshme të kompanisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve. Sipas kompanisë, me këtë pagesë synohet të dërgohet një mesazh i qartë për rëndësinë që kanë punonjësit në suksesin e saj.

Edhe Stokomak njoftoi se do të ndajë regres vjetor prej 52.000 denarësh për çdo të punësuar, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, punën dhe profesionalizmin e stafit.
Kompania thekson se, përveç K-15, vazhdon të ofrojë edhe përfitime të tjera për punonjësit, si pako verore, bonus për festa fetare, pako produktesh për festa, dhurata për 8 Marsin, pako për të porsalindurit, pako me mjete shkollore, dhurata për ditëlindje dhe pako të Vitit të Ri për fëmijët deri në 10 vjeç.

Të dy kompanitë theksojnë se do të vazhdojnë të investojnë në punonjësit e tyre, me synimin për të krijuar një mjedis pune ku secili ndihet i vlerësuar dhe i motivuar.(INA)

Related Articles

Back to top button
Close
Close