LajmeRajonTopLajm

Dita e 34-t e protestës, emigranti: Jemi ‘agjentë” grekë! Rama të japë dorëheqjen, i garantojmë kushte shumë të mira atje ku do vejë! Thika ka shkuar në eshtër

Protesta e ditës së 34-t dhe rezistenca historike e qytetarëve ndaj pushtetit mblodhi përsëri një numër masiv shqiptarësh edhe sot, duke nisur nga “Sheshi Skënderbej” në Tiranë.

Ndërsa dënuan dhunën e Policisë në protestën e të enjtes para Kuvendit, ata me parulla, pankarta në duar dhe thirrje, kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Me thirrje “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Revolucion” dhe pankarta kundër keqqeverisjes, ata u grumbulluan në zemër të kryeqytetit të solidarizuar.

“Pa dhënë dorëheqjen Rama ne nuk ndalojmë”, ishte apeli i tyre i përbashkët, në një revoltë kundër qeverisjes.

Një prej protestuesve, emigrant nga Greqia, teksa mbante plis dhe flamurin kombëtar në krahë, tha se keqqeverisja e ka sjellë situatën deri në këtë pikë, ku thika ka shkuar në eshtër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close