LajmeMaqedoni

Sherr në mesnatë në Tetovë, njëri nga të përfshirët ishte i dehur

Një përleshje fizike ka prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë.

Pas një grindjeje, dy persona, A.B. (21) dhe M.A. (30), janë përleshur fizikisht. Policia i ka shoqëruar në stacion, ku është konstatuar se njëri prej tyre kishte 1.14 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të rastit do të ndërmerren masat ligjore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close