
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti sonte në emisionin ClickPlus ka folur për shkëmbimin e ministrive mes VLEN,VMRO dhe ZNAM duke u pyetur nëse përmes shkëmbimit të këtyre ministrive po eleminohet Azir Aliu nga VLEN-i. Mexhiti ka mohuar kategorikisht se diçka e tillë të jetë planifikuar duke nënvizuar se aktualisht VLEN ka disa prioritete tjera më të rëndësishme për të zgjidhur disa probleme me të cilat përballen drejtë për drejtë shqiptarët e që sjanë zgjidhur deri tani për më shumë se 22 vite të qeverisjes së kaluar, shkruan Top24



