LajmeMaqedoniTopLajm

​Kuvendi miraton Ligjin e ri për lojërat e fatit, VLEN: E premtuam, e realizuam – Kazinotë 500 metra larg shkollave

Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili parashihet të vendosë rregulla strikte dhe kontroll më të rreptë ndaj këtij sektori njofton INA. Përmes një komunikate për media, nga Koalicioni VLEN kanë thënë se ky vendim i jep fund zgjerimit të pakontrolluar të kazinove dhe se shteti po kthehet në anën e familjes dhe të rinjve.

Sipas ligjit të ri, objektet e lojërave të fatit do të duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave, ndërsa parashihen edhe licenca më të rrepta si dhe kontroll më i fortë i reklamimit.

Më poshtë vijon njoftimi i plotë i Koalicionit VLEN:

E premtuam, e realizuam! Kazinotë larg fëmijëve tanë!

Sot Kuvendi miratoi Ligjin e ri për lojërat e fatit, ligj me të cilin i jepet fund zgjerimit të pakontrolluar të kazinove dhe shteti kthehet në anën e familjes, fëmijëve dhe të rinjve.

Kazinotë dhe objektet e lojërave të fatit do të duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Vendosen licenca shumë më të rrepta, kontroll më i fortë i reklamimit dhe mbikëqyrje më e ashpër e gjithë sektorit.

Ky vendim është zgjedhje se çfarë shoqërie duam të ndërtojmë. Ky vendim është zgjedhje se çfarë të ardhme duam të lëmë pas.

Në vend të kazinove pranë shkollave, investojmë në arsim dhe mundësi për të rinjtë.

Në vend të fitimit të lehtë për pak njerëz, krijojmë mbrojtje për mijëra familje.

Në vend të kaosit të lojërave të fatit, vendosim rregull, kontroll dhe përgjegjësi.

Prej vitesh na thonin se nuk mundet. Sot dëshmuam se mundet kur ka vullnet politik.

VLEN zgjodhi fëmijët, familjet dhe të ardhmen. Premtimet i kthejmë në rezultate

Related Articles

Back to top button
Close
Close