BotaLajme

Stuhia godet Francës pas të nxehtit ekstrem, rrufeja mbi Kullën Eiffel

Një valë e fortë stuhish ka goditur Francën pas të nxehtit ekstrem të ditëve të fundit, duke lënë mbi 63 mijë familje pa energji elektrike dhe duke shkaktuar probleme në disa rajone të vendit. Ndër incidentet më të pazakonta ishte goditja direkte e Kullës Eiffel nga një rrufe.

Sipas operatorit të shpërndarjes së energjisë Enedis, ndërprerjet më të mëdha të energjisë u regjistruan në departamentet Nor, Aisne, Yvelines, Indre dhe Loire. Ekipet teknike vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji në kushte të sigurta.

Observatori francez për tornadot dhe stuhitë e forta, Keraunos, bëri të ditur se mes orës 18:00 dhe 23:00 u regjistruan plot 13.360 goditje rrufesh në të gjithë vendin. Një prej tyre goditi drejtpërdrejt Kullën Eiffel në Paris, ndërsa në majën e saj u regjistruan erëra që arritën shpejtësinë 104.8 kilometra në orë.

Moti i keq preku veçanërisht veriperëndimin e Francës, përfshirë edhe rajonin e Parisit, ku reshjet e dendura të shiut u shoqëruan në disa zona edhe me breshër. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes deri në stabilizimin e kushteve atmosferike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close