LajmeTeknologji

Ferrari “Luce” debuton me sukses në tregun aziatik, rezervohen të gjitha makinat

Ferrari ka marrë sinjale pozitive nga tregu pas prezantimit të modelit të saj të parë plotësisht elektrik, Ferrari “Luce”. Në Kinë, të gjitha 88 njësitë e destinuara për këtë treg janë rezervuar, pavarësisht debatit të madh që shoqëroi prezantimin e automjetit.

Modeli, i cili konsiderohet një nga projektet më të diskutueshme në historinë e markës italiane, ishte vënë në qendër të kritikave për dizajnin dhe kalimin e Ferrari-t drejt teknologjisë elektrike. Megjithatë, interesi i blerësve kinezë ka rezultuar më i madh se sa pritej, edhe pse çmimi i automjetit arrin në rreth 514 mijë euro.

Vetëm nga rezervimi i të gjitha makinave në Kinë, prodhuesi nga Maranello do të përfitojë mbi 45.2 milionë euro. “Luce” është makina e parë elektrike e prodhuar nga Ferrari dhe përfaqëson një kthesë të rëndësishme në strategjinë e kompanisë.

Foto: Ferrari

Projekti është zhvilluar me kontributin e disa emrave të njohur edhe jashtë industrisë së automobilave, mes tyre edhe dizajneri Jony Ive, i njohur për rolin e tij në krijimin e produkteve ikonike të Apple, duke përfshirë iPhone-in e parë. Pas suksesit në Kinë, mbetet për t’u parë reagimi i tregjeve europiane dhe atij amerikan, të cilët konsiderohen dy destinacionet më të rëndësishme për shitjet e Ferrari-t.

Related Articles

Back to top button
Close
Close