
Klubi anglez, Chelsea insiston në transferimin e mesfushorit shqiptar Granit Xhakës.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, ‘Blutë’ e Londrës po përgatisin ofertën e re për mesfushorin Xhaka, pasi oferta e parë prej rreth 8 milionë funtesh është refuzuar nga Sunderland.
Sunderland nuk ndodhet nën presion për të lejuar largimin e mesfushorit dhe e konsideron Xhakën një element shumë të rëndësishëm në skuadër. Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse Chelsea rikthehet me një ofertë të përmirësuar gjatë ditëve në vijim.
Nga ana e tij, Xhaka raportohet se ka shprehur qartë dëshirën për t’u bashkuar me “Blu-të” dhe për t’u ribashkuar me trajnerin Xabi Alonso, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e negociatave.
Chelsea pritet të vazhdojë bisedimet, ndërsa vendimi final do të varet nga oferta e radhës dhe qëndrimi i Sunderlandit për të ardhmen e lojtarit.



