
Maqedonia e Veriut po largohet gjithnjë e më shumë nga rruga evropiane dhe kjo nuk është thjesht vërejtje, është një realitet dëshpërues i dokumentuar. Kushti kyç për hapjen e negociatave, miratimi i ndryshimeve kushtetuese, mbetet i bllokuar, ndërsa qeveria nuk jep asnjë sinjal vullneti politik për ta zgjidhur. Nuk ka plan, nuk ka afat,ka vetëm heshtje dhe zvarritje. Pasojat janë të qarta të rinjtë nuk presin më, por ikin jo sepse nuk e duan vendin, por sepse shteti u ka kthyer shpinën.



