LajmeMaqedoni

BURGJET PA DINJITET – ALARM NGA AVOKATI I POPULLIT!

Kushte të papërshtatshme akomodimi në një pjesë të burgjeve, probleme me qasjen në kohë në kujdesin shëndetësor, mungesë e personelit dhe mangësi serioze materiale-teknike janë disa nga vërejtjet kryesore në raportin e Mekanizmit Kombëtar Parandalues (MKP) pranë Avokatit të Popullit për vitin 2025.

Raporti i 15-të, I Avokatit të Popullit, tregon se, pavarësisht rekomandimeve shumëvjeçare, gjendja në burgje, stacionet policore dhe institucionet psikiatrike mbetet kryesisht e pandryshuar.

Sipas raportit, në Burgun e Kumanovës është konstatuar mungesë e ujit të pijshëm, gjë që paraqet rrezik për shëndetin. Të paraburgosurit janë gjetur duke fjetur në dyshekë të vendosur në dysheme, ndërsa sistemet e thirrjes nuk funksionojnë.

Në Burgun e Idrizovës vazhdon mbipopullimi. Për shkak të problemeve administrative, të dënuarit shpesh nuk kanë qasje të rregullt në sigurimin shëndetësor. Në repartin e grave mungon furnizimi i rregullt me ujë të ngrohtë.

Në Burgun e Strugës, ekipi i Avokatit të Popullit ka pranuar ankesa lidhur me një aksion të Njësisë së Intervenimit. Të dënuarit pretendojnë se janë detyruar të qëndrojnë për rreth dy orë me duar dhe këmbë të hapura, të mbështetur për muri.

Ndërkaq, Burgu i Ohrit, ku vuajnë dënimin të miturit, ndodhet në një objekt të ndërtuar në vitet 1950 dhe është i rrethuar nga ndërtesa banimi. Në këtë institucion është matur temperaturë nën 18°C dhe lagështi e lartë, kushte që janë nën standardet minimale për akomodim human.

Në stacionet policore vazhdon të evidentohet mungesa e zyrtarëve policorë të uniformuar, kushte të papërshtatshme pune dhe mungesa e hapësirave të veçanta për biseda me fëmijë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close