
Alba Tirtja është kurorëzuar Miss World Albania 2026 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 75-të të festivalit Miss World, i cili do të mbahet në Vietnam nga 9 gushti deri më 5 shtator.
25-vjeçarja nga Tirana është studente e vitit të katërt të Mjekësisë në Austri, ku njëkohësisht punon edhe si asistente në mësimdhënie. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht, italisht dhe frëngjisht.
Pas kurorëzimit, Tirtja e cilësoi këtë moment si një nga më të rëndësishmit në jetën e saj.
“Kurorëzimi si Miss World Albania është një moment i jashtëzakonshëm në jetën time. Mes auditorëve ku jap mësim si asistente, librave të mjekësisë, përgjegjësive të përditshme dhe ëndrrave që nuk reshtën kurrë së ekzistuari, mësova se një grua mund të mbajë me sukses shumë role njëkohësisht. Jo sepse është e lehtë, por sepse pasioni dhe përkushtimi i japin zemrës forcën për të ecur përpara. Premtoj se do ta mbaj këtë kurorë me gjithë zemër”, u shpreh Miss World Albania 2026.



