LajmeMaqedoni

LSDM: Mickoski po krijon “satelit të ri” politik për të dobësuar opozitën

Partia opozitare LSMD ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po punon për krijimin e një subjekti të ri politik, të cilin e cilëson si “satelit” me qëllim, sipas tyre, ndarjen e votave të opozitës dhe forcimin e pushtetit aktual.

Sipas SDSM-së, pas “dobësimit të strukturave të ZNAM-it”, dy figurat kryesore të saj po garojnë për pozita, ndërsa krijimi i një “formacioni të ri” shihet si vazhdim i një strategjie të mëhershme politike për ndikim në proceset zgjedhore.

Në reagim, LSDM pretendon se rënia e mbështetjes për VMRO-DPMNE dhe pakënaqësia e qytetarëve po e shtyjnë qeverinë drejt skenarëve për zgjedhje të parakohshme, duke e quajtur këtë qasje “inxhinieri politike”.

Nga partia theksojnë se do të vazhdojnë të jenë pjesë e, siç e quajnë ata, “Frontit për të vërtetën dhe drejtësinë”, duke e konsideruar krijimin e subjekteve të reja si përpjekje për manipulim elektoral.

Related Articles

Back to top button
Close
Close