LajmeMaqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Për pagesat në shtyllën e dytë pensionale përgjegjës është FSPIMV-ja

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot nga foltorja e Kuvendit theksoi se çështja e pagesës së mjeteve në fondin e dytë pensional duhet t’i drejtohet drejtorit të FSPIMV-së, e jo Ministrisë së Financave. Ajo, në përgjigjen e pyetjes nga deputeti Jovan Mitreski, sqaroi se si kryhen pagesat nga thesari.

“Thesari ka rolin e një sportelisti në bankë, nëse institucioni ka para dhe likuiditet, kjo do të thotë se pagesa mund të kryhet. Nëse nuk ka para dhe likuiditet, atëherë pagesa nuk mund të realizohet. Dhe kjo, normalisht, duhet të shihet deri në fund të vitit se si do të jenë gjendjet. Në përgjithësi, për periudhën për të cilën po pyesni, po e them hipotetikisht, kemi 100 njësi që i kemi planifikuar të realizohen nga fondi pensional dhe themi se do të shtojmë edhe 50 njësi nga buxheti, megjithatë ato 100 njësi në një moment bëhen 98 dhe dy mbeten të parealizuara, në këtë rast, personi përgjegjës në Fond duhet të vendosë si t’i menaxhojë paratë. Nëse personi përgjegjës në Fond dërgon në të njëjtën kohë urdhra për pagesa për një subjekt të caktuar juridik, por njëkohësisht dërgon edhe urdhra të tjerë, ne i kontaktojmë dhe pyesim cili është prioriteti. Për periudhën konkrete për të cilën po pyesni, prioritet ka qenë Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, kështu që mendoj se këtë pyetje absolutisht nuk duhet të ma drejtoni mua, por drejtpërdrejt drejtorit të  FSPIMV-së”, tha Gordana Dimitrieska-Kocoska. Kjo pyetje, shtoi ajo, nuk është për mua.

Mitreski e hapi çështjen e pagesës së mjeteve në fondin e dytë pensional pas publikimit të raportit të revizorit për punën e FSPIMV-së, në të cilin, ndër të tjera, thuhet se ka qenë e vonuar pagesa e mjeteve për fondin e dytë pensional.

Ministrja Dimitrieska-Koçoska nga foltorja e Kuvendit theksoi se, si rezultat i të gjitha këtyre diskutimeve, nga ky vit kanë filluar që për çdo pagesë që e dërgon fondi pensional të kërkojnë që të specifikohet se cili është prioriteti, sepse buxheti nuk mbushet në të njëjtën kohë. Çdo muaj ka realizim të ndryshëm, shpjegoi ajo, dhe në përputhje me këtë duhet të përgatiten edhe urdhrat. “Por, siç përgatiten sipas gjendjes dhe likuiditetit në llogari, ashtu edhe dërgohen” tha ministrja.

Për këtë vit, shtylla e dytë është planifikuar plotësisht, gjegjësisht aq sa duhet të paguhet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close