
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski, sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë Raportin analitik për konsumin e barnave për periudhën 2023-2025.
Raporti ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse në trendet e përdorimit të barnave, lëvizjet e shpenzimeve, terapitë më të përdorura dhe sfidat në sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të përballueshëm të barnave për personat e siguruar.
Siç informojnë nga Fondi, raporti përmban të dhëna dhe analiza relevante që pasqyrojnë situatën e konsumit farmaceutik në vend dhe përfaqësojnë një bazë të rëndësishme për politikat dhe masat e ardhshme në sistemin shëndetësor.



