
Izraeli nuk do të tërheqë trupat e tij nga Libani, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, teksa Tel Avivi dhe Bejruti vazhdojnë bisedimet që ndërmjetësohen nga Uashingtoni.
“E kemi bërë të qartë që në asnjë rrethanë ne do të tërhiqemi”, tha Katz gjatë konferencës së MUNI EXPO në Tel Aviv më 24 qershor, duke shtuar se këtë qëndrim ia ka paraqitur edhe palës amerikane.
Deklarata e Katziterdhi në një kohë kur Izraeli dhe Libani po diskutojnë një propozim të mbështetur nga SHBA-ja gjatë negociatave në Uashington, i cili do të parasheh tërheqjen e forcave izraelite nga pjesë të territorit që kanë pushtuar dhe transferimin e kontrollit te forcat libaneze.
“Qëllimi ynë i përbashkët është t’i japim fund njëherë e mirë ciklit të dhunës. Bisedimet vazhdojnë të avancojnë drejtë një paqeje dhe sigurie gjithëpërfshirëse mes dy vendeve”, shtoi zyrtari.
Memorandumi i mirëkuptimit i arritur mes SHBA-së dhe Iranit parasheh “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.
Hezbollahu është një grup i armatosur dhe parti politike që kontrollon pjesë të mëdha në jug të Libanit. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur.



