LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut nga kandidat i parë në rajon për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në peng të vullnetit politik, po humb të ardhmen evropiane

Kur kryetari ynë Dr Arben Taravari kërkon garanci të qarta për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ai nuk kërkon poste, privilegje apo pazare politike. Ai kërkon siguri për qytetarët, perspektivë për të rinjtë dhe një rrugë të qartë evropiane për vendin.

Këtë kërkesë e kanë bërë të qartë edhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Ndryshimet kushtetuese janë kushti kyç për zhbllokimin e procesit. Por qeveria, dhe sidomos VLEN-i që premtoi se integrimi evropian do të ishte prioritet, sot hesht përballë bllokadës dhe qëndron në pushtet pa garanci, pa rezultat dhe pa përgjegjësi.

Maqedonia e Veriut, dikur ndër vendet e para në rajon me status kandidat, sot po sheh si Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara, ndërsa ne mbetemi peng i kalkulimeve politike. Çdo vit i humbur do të thotë më pak investime, standard më i ulët dhe më shumë të rinj që Evropën e kërkojnë duke braktisur vendin.

Kjo ngecje nuk është fatkeqësi. Është zgjedhje politike. Dhe për këtë zgjedhje, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close