LajmeSport

Historia u rishkrua sot! Nga barazimi i Eusebios te rekordi i Messit, ja si CR7 u bë lojtari më i vjetër që bën gjëmën!

Ndeshje e re, histori e re.

Më poshtë renditen të gjitha arritjet e jashtëzakonshme që u regjistruan nga kjo ndeshje:

  • Lojtari i parë në gjashtë Botërorë: Me golat e shënuar në këtthë edicion, Ronaldo u bë zyrtarisht i pari futbollist në histori që gjen rrugën e rrjetës në 6 turne të ndryshëm të Kampionatit Botëror.
  • Dygolëshi më i vjetër në histori: Në moshën 41 vjeç e 138 ditë, ai u shndërrua në lojtarin më të vjetër që shënon një dygolësh në të gjithë historinë e Botërorëve. Ai la pas Lionel Messin, i cili mbante një rekord të ngjashëm në Botërorin 2026 ndaj Austrisë në moshën 38 vjeç e 363 ditë, si dhe legjendën Roger Milla (38 vjeç e 34 ditë në vitin 1990).
  • Barazimi i legjendës Eusebio: Me këto realizime, Ronaldo arriti kuotën e 9 golave në Kampionatet Botërore për Portugalinë, duke barazuar rekordin historik të të madhit Eusebio si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren luzitane në këtë turne.
  • 975 gola në karrierë: Falë dygolëshit të sotëm, numri i përgjithshëm i golave të shënuar në karrierën e tij të jashtëzakonshme profesionale ka arritur në plot 975 realizime, duke e çuar atë gjithmonë e më afër kufirit mitik prej 1000 golash.
  • Ndeshja e 24-t në Botëror: Duke zbritur në fushë si titullar, ai regjistroi paraqitjen e tij të 24-t në një Kampionat Botëror. Në historinë e këtij kompeticioni, vetëm dy lojtarë kanë numëruar më shumë ndeshje: Lothar Matthäus me 25 paraqitje dhe Lionel Messi që kryeson me 28 të tilla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close