LajmeMaqedoniTopLajm

Exluzive: Profesori Jeton Shasivari do të jetë ministër i drejtësisë nga VLEN, premtimi për provimin e jurispodencë më afër se kurë!

Burime për Top24 kanë konfirmuar jozyrtarisht se gjatë bisedimeve ndërmjet koalicionit VLEN dhe mandatarit, njëherësh kryeministrit aktual, Hristijan Mickoski, për rikonfigurimin e dikastereve qeveritare, bashkëkryetarët e VLEN-it kanë kërkuar me këmbëngulje që Ministria e Drejtësisë t’i takojë këtij koalicioni, shkruan Top24

Nga të njëjtat burime mësohet se për drejtimin e këtij dikasteri po përmendet emri i profesorit universitar Jeton Shasivari, i cili njihet si autor i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe si njohës i mirë i çështjeve kushtetuese dhe juridike në vend.

Sipas burimeve të Top24, insistimi i VLEN-it për të marrë Ministrinë e Drejtësisë lidhet me synimin për të realizuar një nga premtimet e dhëna para elektoratit shqiptar, respektivisht mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Kjo çështje është aktualizuar së fundmi nga studentët shqiptarë të Fakultetit Juridik, të cilët kanë kërkuar zgjidhje institucionale për garantimin e të drejtës për t’iu nënshtruar këtij provimi në gjuhën e tyre amtare.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga VLEN apo nga kabineti i kryeministrit lidhur me ndarjen e resorëve qeveritarë dhe emrat e mundshëm për postet ministrore.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close