Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski.
Lajmi për vdekjen e tij është mësuar sot, ndërsa deri në këto momente nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Ilievski ishte figurë e njohur politike në këtë komunë, ku udhëhoqi institucionin lokal gjatë viteve të fundit.
Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të rritur.
Nga viti 1999 deri në nëntor të vitit 2021 ishte i punësuar në ISHP Spitali Klinik i Tetovës. Më 11 nëntor 2021 u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës për mandatin 2021–2025. Në periudhën 2013–2017 ishte anëtar i Këshillit të Komunës së Bërvenicës.
Si një fans i madh i sportit, ai ishte i përfshirë aktivisht në këtë fushë, mbështeste shumë ngjarje sportive dhe dha kontribut të madh në sport.
Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ishte i angazhuar në kategoritë e të rinjve në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2021 ishte anëtar i përfaqësueses së të rinjve deri në 21 vjeç (U21) në kuadër të FFM-së. Nga mesi i vitit 2021 ishte anëtar i përfaqësueses A.
Gjithashtu, nga viti 2016 e deri atëherë, ai ishte nënkryetar i Shoqatës së Futbollit të Tetovës.



