LajmeSport

Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, “Përbindëshi” francez barazon Klose-n dhe gjuetia për Messin vazhdon!

Kylian Mbappe e ka shndërruar ndeshjen e sotme ndaj Irakut në një demonstrim të pastër force, duke konfirmuar se është një nga talentet më të mëdha që ka shkelur ndonjëherë në fushën e futbollit.

Statistikat tregojnë qartë se Mbappe po luan në një nivel tjetër. Ai arriti kuotën e 15 golave në Kampionatin Botëror në vetëm 16 ndeshje, duke u bërë lojtari më i shpejtë në të gjithë historinë e futbollit që e arrin këtë numër mbresëlënës. Por oreksi i francezit nuk u ndal me kaq; me golin e dytë të mbrëmjes, ai arriti në kuotën e 16 golave në total, duke barazuar legjendën gjermane Miroslav Klose.

Me ritmin e frikshëm që po tregon, historia duket se po thërret përsëri. Tifozët dhe ekspertët tashmë e kanë të qartë se objektivi i ri i Kylian Mbappe është fronit i Messit, dhe me formën aktuale, thyerja e këtij rekordi suprem duket më e mundshme se kurrë më parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close