
Klinika e Fëmijëve në Shkup ka regjistruar shkallën më të ulët të vdekshmërisë tek pacientët e hopsitalizuar në historinë e Klinikës, kumtoi drejtori Rexhep Memedi, në konferencën e sotme për shtyp.
“Klinika universitare për sëmundjet e fëmijëve ka vërejtur një ulje të ndjeshme të shkallës së vdekshmërisë tek pacientët e hospitalizuar në këto dy vjet, deri në 300 për qind krahasuar me vitet e kaluara. Sipas të dhënave zyrtare statistikore nga sistemi informativ i Klinikës për periudhën 2014 – 2026, analizat tregojnë se, për shembull, në vitin 2015 përqindja e pacientëve të vdekur në raport me pacientët e hospitalizuar ishte 1,51 për qind – numër absolut vdekjesh prej 108, ndërsa në vitin 2025 shkalla e vdekshmërisë ra në 0,51 përqind – numër absolut të rasteve të vdekjes 39”, informoi Memedi.
Nga viti 2009, prej kur ekzistonte sistemi i informacionit të Klinikës, deri në vitin 2013, shkalla e vdekshmërisë ishte gjithashtu e lartë, duke filluar nga 1,17 për qind deri në 1,54 për qind.
“Veçanërisht inkurajues janë rezultatet krahasuese për tremujorin e parë të këtij viti janë, gjegjësisht në tremujorin e parë të vitit 2026 shkalla e vdekshmërisë është 0,27 për qind, që është niveli më i ulët në 17 vitet e fundit dhe afërsisht dy herë më i ulët krahasuar me vitin e kaluar 2025”, theksoi Memedi.
Pra 10 vite, për shembull, siç shtoi Memedi, në tremujorin e parë të vitit 2016, u regjistruan 1.758 pacientë të hospitalizuar – prej të cilëve 37 kanë vdekur, gjegjësisht një shkallë vdekshmërie prej 2,10 për qind, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2026, u regjistruan 1.841 pacientë të hospitalizuar, ndërsa 5 kanë vdekur, gjegjësisht një shkallë vdekshmërie prej 0,27 për qind, që përfaqëson një rënie prej 770 për qind ose një shkallë vdekshmërie 7,5 herë më të ulët krahasuar me 10 vite më parë.
“Kjo ulje e ndjeshme e shkallës së vdekshmërisë, si një parametër kyç për cilësinë e shërbimeve mjekësore, është rezultat i angazhimit të përbashkët të ekipit dhe angazhimit 24-orësh të ekspertëve më të mirë pediatrikë dhe të gjithë stafit mjekësor dhe jomjekësor të Klinikës së Fëmijëve”, nënvizoi Memedi.
Këto rezultate pozitive në dy vitet e fundit janë rezultat i përmirësimit të kushteve në Klinikë, potencoi drejtori, më shumë se 24 projekteve kapitale dhe qindra masave dhe aktiviteteve të tjera me rëndësi jetike për Klinikën dhe shëndetin e fëmijëve, të zbatuara në këto 24 muaj mandat, si dhe rezultat i punësimit dhe angazhimit të stafit të ri mjekësor, administrativ dhe teknik, sigurisht, dhe edukimit dhe trajnimit të tyre të vazhdueshëm.
Siç është kumtuar, një vlerësim pozitiv për rezultatet e arritura nga Klinika e Fëmijëve është dhënë edhe nga vlerësues të jashtëm nga Agjencia për cilësi dhe akreditim të Institucioneve të kujdesit shëndetësor në Maqedoni, në një raport të lëshuar më 04.06.2026.
“Motivi ynë më i fortë profesional dhe njerëzor është jeta dhe shëndeti i fëmijëve”, përfundoi Memedi.



