
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin e sotëm në TV Shenja ka folur për problemet në komunën e Gostivarit dhe për protestën e fundit nga ana e qytetarëve të fshatit Debresh ka theksuar se në komunën e Gostivarit po punohet gjithë andej dhe kjo është tendencë për të defokusuar opinionin pasi ju pengon suksesi i Valbon Limanit ku aktualisht po realizohen 41 projekte të cilat i ka përgaditur Valbon Limani dhe ekipi i tij nuk i ka përgadit Mickovski ose Saranda Ymeri, shkruan Top24
Taravari theksoi se porblemi me ujin në fshatin Debresh ka ndodhur për për disa ditë ndërsa Valbon Limani ka vepruar menjëher ndërsa njëkohësisht ikanë pranu në takim edhe Valboni edhe drejtoresha e ndërmarrjes. Në fshatin Debresh ka rrjet të ujësjellësit, kanalizim, shkollë të renovuar, kanë çerdhe dhe kjo sipas informatava ka për qëllim vetëm defokusimin e opinionit.



