LajmeMaqedoniTopLajm

Snopçe: Injorimi i nxënësve të shkëlqyer dështim i politikave arsimore

Nëse vërtetë dëshirojmë arsim më të mirë,më cilësor, duhet fillimisht të mësojmë diçka shumë të thjeshtë, diçka elementare, t’i njohim sukseset e vërteta dhe t’i vlerësojmë ata që i kanë arritur.

Është skandal intelektual të flasësh pa pushim për cilësi në arsim, ndërsa në të njëjtën kohë të injorosh me ftohtësi nxënësit që kanë arritur kulmin e mundshëm të suksesit akademik.

Kjo nuk është politikë zhvillimore arsimore kjo është hipokrizi institucionale.

Shteti nuk guxon, në asnjë rrethanë, të mbetet indiferent ndaj kampionëve të tij në shkencë. Indiferenca nuk është neutralitet është dështim i qëllimshëm.Këta nxënës nuk kërkojnë privilegje. Nuk kërkojnë favore, kërkojnë vetëm një mirënjohje të merituar me shumë mund, dhe pikërisht ne shoqëria dhe shteti, këtë ua kemi borxh.

Sepse kur shteti zgjedh të mos i respektojë nxënësit e tij më të mirë, ai nuk hesht ai flet. Flet qartë dhe me zë të lartë, dija nuk ka vlerë në këtë vend.Dhe një shtet që e nënvlerëson dijen nuk meriton dhe nuk mund të presë një të ardhme më të ndritur.
Mesazhi është i thjeshtë, pa respektin e domosdoshëm për dijen sot, nuk mund të ketë zhvillim nesër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close