
Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Universiteti Nënë Tereza, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për avancimin e arsimit të lartë në vend.
Përmes një postimi në faqen e saj në facebook, Musa theksoi se arsimi mbetet themeli i zhvillimit dhe përparimit të çdo shoqërie, ndërsa vendimi i fundit forcon bazat institucionale të universitetit dhe krijon më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e ardhshme.
Postimi i plotë:
“Arsimi është themeli i zhvillimit dhe përparimit të çdo shoqërie.
Miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup është një lajm i rëndësishëm për arsimin e lartë dhe për të gjithë të rinjtë që e shohin dijen si rrugën drejt suksesit.
Ky vendim forcon bazat institucionale të universitetit, zgjeron mundësitë akademike dhe krijon kushte më të mira për studentët e sotëm dhe brezat që do të vijnë. Investimi në arsim, shkencë dhe zhvillim profesional është investim në të ardhmen e vendit tonë.
Të mbështesim arsimin, të vlerësojmë dijen dhe të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë, sepse përmes edukimit ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të zhvilluar dhe më konkurruese. Urime Universitetit “Nënë Tereza” për këtë hap të rëndësishëm në rrugën e tij të zhvillimit”, ka shkruar Musa./tetova1.mk




