LajmeMaqedoni

Mexhiti pret në takim futbollistët e rinj të KF Albarsa, të shoqëruar nga trajneri Meriton Berisha

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim futbollistët e rinj të KF Albarsa, të shoqëruar nga trajneri Meriton Berisha cilët me paraqitjet e tyre të shkëlqyera janë shpallur kampionë të Ligës së Futbollit të RMV-së në kategorinë U13, shkruan Top24

 “Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit që këta fëmijë po e shfaqin në fushën e futbollit. Njëkohësisht, kjo arritje tregon se Çairi vazhdon të jetë vatër e sportit dhe e gjeneratave që premtojnë shumë për të ardhmen. Urime kampionëve të rinj, trajnerëve dhe prindërve që qëndrojnë pas këtij rrugëtimi. Ju dëshiroj shumë suksese dhe fitore të reja në rrugëtimin tuaj sportiv!”  shkruan kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close