LajmeMaqedoni

Erzen Elezi jo vetëm drejtor: Kujdesi ndaj pacientëve mbetet misioni im kryesor si mjek!

Drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Erzen Elezi përmes një video postimi po dëshmon gjithënjë e më shumë përkushtimin e tij ndaj ringritjes së shërbimit, profesionalizmit dhe kujdesit ndaj pacientëve në spitalin e Tetovës. Elezi krahas menaxhimit të spitalit si drejtor ai asnjëher nuk përton që të jetë pjesë e stafit duke kryer në vazhdimësi obligimet e tij si kirurg, shkruan Top24

“Sot kam kryer me sukses disa ndërhyrje kirurgjikale, përtej angazhimeve të mia në menaxhimin e spitalit. Kujdesi ndaj pacientëve mbetet misioni im kryesor si mjek.
Çdo ditë përpiqem të jap maksimumin tim profesional dhe njerëzor për të krijuar kushte sa më të mira për pacientët dhe stafin.
Sepse e shohim shëndetësinë si obligim ndaj qytetarëve dhe vendit tonë.
Misioni ynë vazhdon çdo ditë, hap pas hapi, për ta transformuar spitalin ashtu siç i takon dhe siç e meritojnë pacientët tanë.” shkruan drejtori Erzen Elezi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close