
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se vendimi i djeshëm i gjykatës së djeshme ishte një majorizim dhe vendim i njëanshëm duke mbivotuar dy gjykatësit shqiptarë dhe një turq, shkruan Top24
Ademi më tej shton se Kur i dëgjoj këta të VLEN-it duke u arsyetuar se vendimi i Komunës nga viti 2007 nuk paska qenë asnjëherë në fuqi, me të vërtetë habitem. Si mund të shfuqizohet një akt që, sipas tyre, nuk ka qenë kurrë në fuqi? Si? Pse do të duhej Gjykata Kushtetuese të zhvillonte procedurë për diçka që nuk ekziston? Mos kështu. Mos na e fyeni inteligjencën kolektive me arsyetime të tilla absurde” përcjellë Top24
Postimi i plotë i Sekretarit Arbër Ademi:
Vendimi i djeshëm i Gjykatës politike të Maqedonisë së Veriut u mor me majorizim, 5 me 3. Pesë gjyqtarë maqedonas mbivotuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe një gjyqtar turk.
Kur i dëgjoj këta të VLEN-it duke u arsyetuar se vendimi i Komunës nga viti 2007 nuk paska qenë asnjëherë në fuqi, me të vërtetë habitem. Si mund të shfuqizohet një akt që, sipas tyre, nuk ka qenë kurrë në fuqi? Si? Pse do të duhej Gjykata Kushtetuese të zhvillonte procedurë për diçka që nuk ekziston?
Mos kështu. Mos na e fyeni inteligjencën kolektive me arsyetime të tilla absurde.
P.S. Mezi po pres të publikohet vendimi. Ndoshta atëherë do të kuptojmë se si mund të shfuqizohet diçka që, sipas VLEN-it, nuk ka qenë kurrë në fuqi. Poashtu do ta shohim edhe rolin e tyre.



