
Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha gjatë ditës së sotme i është bashkuar aksionit të komunës qendër për pastrimin e pastrimin e bregut të lumit Vardar të organizuar nga kryetari i komunës qendër Orce Gjorgjev dhe kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi, shkruan Top24
“E përshëndes angazhimin e komunës dhe të gjithë vullnetarëve që dolën në terren, çdo deponi ilegale më pak është një fitore direkte për mjedisin jetësor. Jemi të vetëdijshëm se zgjidhjet afatgjata kërkojnë hapa sistematikë. Prandaj, paralelisht dhe me ritëm të përshpejtuar po punojmë për sistemin strategjik dhe rajonal të menaxhimit të mbetjeve. Zgjidhjet sistematike janë kyçe, por kujdesi ndaj natyrës është obligim i të gjithëve.” shkruan ministri Hoxha.



