LajmeTeknologji
4 milionë gjithsej! Apple do të paguajë edhe 2 milionë dollarë atë që do i hakojë serverat

Apple e ka rritur çmimin. Po ofron deri në 4 milionë dollarë (2 milionë i kishte ofruar para dy vitesh) për studiuesit dhe IT që zbulojnë dobësi kritike në sistemet e saj Private Cloud Compute.
Programi inkurajon hakerët me etikë që t’i raportojnë dobësitë në mënyrë të përgjegjshme, duke i dhënë Apple mundësinë t’i rregullojë para se të shfrytëzojnë aksesin.
Është një hap proaktiv për forcimin e sigurisë së teknologjive të bazuara në “cloud”. Mbrojtja e infrastrukturës së cloud-it nuk është vetëm çështje teknike, ajo mbron bizneset, institucionet dhe këdo që i beson një ofruesi me të dhëna sensitive.



