
Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake.
“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.
Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.
Njoftimi i nismëtarëve:
Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.
“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’, u shpreh aktivisti Kola.
“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, deklaroi një tjetër nismëtar.




