
Anëtarësia e Partisë Demokratike dega Lushnjë sot është thirrur për të zgjedhur kryetarin e saj.
Votimi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 18.
Në garë për postin e kryetarit janë Gentian Çela dhe Julian Meço.
Votimi vijon normalisht në një atmosferë të qetë dhe bashkëpunuese.
Kandidatët për kreun e PD Lushnje kanë votuar dhe kanë përcjellë mesazhin e bashkimit për më të mirën teksa kanë ftuar qytetarët lushnjare që nesër të bashkohen në protestën e thirrur për spitalin e Lushnjes.



