LajmeMaqedoni

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri pritet në takim nga rektori i UNT-së BEKIM FETAJI

Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, rektori i Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Arsim Fati Iseni, zhvilluan një takim pune me kryetarin e Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri.

Gjatë takimit, i cili u mbajt në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunuese, u diskutua për forcimin e koordinimit institucional në fushën e arsimit të lartë, si dhe për krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë nga rajoni i Çashkës.

Fokus i veçantë iu kushtua stimulimit të regjistrimit të studentëve nga kjo komunë në programet studimore që ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Rektori Fetaji prezantoi ofertën akademike të universitetit dhe kushtet moderne të studimit, duke theksuar se programet në fushat teknike, teknologjike, shoqërore dhe ato të aplikuara paraqesin një mundësi të rëndësishme për avancimin profesional të të rinjve.

Nga ana tjetër, kryetari Shaqiri falënderoi drejtuesit e universitetit për mikpritjen dhe vlerësoi rolin akademik e shoqëror të UNT-së në vend. Ai shprehu gatishmërinë e Komunës së Çashkës për bashkëpunim të vazhdueshëm me universitetin, me synimin që të rinjtë e rajonit të orientohen drejt studimeve cilësore dhe profesioneve që kërkohen në tregun modern të punës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close