
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me Toni
Marfi kryetar i Gjykatës Evropiane të Revizionit. Në takim morën pjesë edhe Revizioni i
Përgjithshëm i Shtetit, Maksim Acevski dhe Zëvendës Revizori i Përgjithshëm i Shtetit,
Orhan Ademi.
Kryetari Gashi u fokusua në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes
institucionale si elemente kyçe për funksionimin e institucioneve demokratike dhe
avancimin e reformave në procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit u theksua roli i institucioneve të pavarura të auditimit në promovimin e
sundimit të ligjit, forcimin e besimit të qytetarëve dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes
institucionale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e reformave
që kontribuojnë në forcimin e standardeve evropiane dhe rritjen e besimit të qytetarëve në
institucionet publike është proces që duhet të përmirësohet vazhdimisht.





