LajmeRajon

Kadrijaj i reagon mërgimtarit që kërcënoi Daut Haradinajn: Hajde o Naser Xhylani, se fort trim koke

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas gjuhës kërcënuese të mërgimtarit Naser Xhylani, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, rast për të cilin ka raportuar Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj i drejtohet mërgimtarit: “Hajde o Naser Xhylani, se fort trim koke”, transmeton Klankosova.tv.

Siç ka raportuar Klankosova.tv, në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”.

Në fund të videos, ai ka përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë kërcënuese, duke përmendur “kanunin” dhe persona që, sipas tij, janë “të gatshëm për sakrificë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close