
Mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u mblodhën këtë të hënë në rrugët e Shkupit me thirrjen e tyre të përbashkët për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe.
Në protestën e tyre të dytë pas organizimit të 6 prillit, nisur fillimisht me kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën Amtare teksa marshuan nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Ergys Mërtiri foli për protestën e mbajtur në Shkup nga studentët shqiptarë.
“Tirana zyrtare asnjë reagim. Aq më tepër pastaj kur ke solidaritet të studentëve shqiptarë. Nuk e di për çfarë është kjo politika jonë e jashtme? Shteti shqiptar a ka shqetësim për çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Kemi kryeministër kemi ministër të Jashtëm? A ka një shqetësim për faktorin shqiptar aty. A ke një shqetësim për të drejtat që janë fituar me luftë? Gjatë gjithë kësaj kohë kush është interesimi i Tiranës zyrtarë për çfarë po ndodh atje. Çfarë duhet të ndodhë duhet të vrasin shqiptarë që të reagojë Tirana jonë?”, tha ai.



