Dy banoret e futura në Big Brother VIP Kosova 5 Antoneta dhe Arlinda kanë diskutuar për barazinë gjinore.
Arlinda shprehu keqardhjen e saj për shoqërinë shqiptare dhe sigurinë e grave.
“Sa ma të lira po janë gratë, qaq ma shumë po ka vrasje, që i bjen se nuk është në rregull diçka. Nuk ka kurrfarë ndryshimi. S’ka përmirësime hiç. S’kanë ndryshu asgjë, përderisa ka vrasje.”
Ndërkohë, Antoneta tha se ka përmirësime për sa i takon kësaj pjese, por prapë ka nevojë për përmirësim.


