
Ziadin Sela ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Dollnen ku kuvendarë të deleguar nga 5 nendegë, Zhitoshë, Cërnilisht, Debresh, Desovë dhe Llazhan zgjodhën për kryetar të degës Sabaudin Bajramin, shkruan Top24
Me kuvendarë të deleguar nga 5 nendegë, Zhitoshë, Cërnilisht, Debresh, Desovë dhe Llazhan, u konstitua Dega e Komunës së #Dollnenit.
Me mbështetje unanime të kuvendarëve u zgjodh edhe kryesia e re e Degës së #ASH në Dollnen:
– Kryetar – Sabaudin Bajrami
– Nënkryetar – Vebi Faik
– Nënkryetar – Rushit Besimi
– Nënkryetar – Eroll Tefiku
– Nënkryetar – Atnan Adiloviq
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Kryetari i ASH, Ziadin Sela dhe Kordinatori i zonës, Remzi Mehmedi.
Gjatë një bashkëbisedimi me kuvendarët, u theksua mbështetja gjithnjë në rritje e #shqiptarëve edhe në këtë zonë, për #subjektin tonë politik, #vizionin, #arritjet e deritanishme dhe #rezistencën në këto momente jetike për shqiptarët dhe të drejtat tona juridio-kushtetuese.



